Një vrasje ka ndodhur në Klinë. Atje ka mbetur i vdekur një person, derisa një tjetër është pIagosur.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të pIagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të Iënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.