Elon Musk bleu rrjetin social të Twitter-it për shifrën e 44 miliardë dollarë. Por pyetja është se çfarë mund të kishte bërë me këtë shumë në botën e futbollit?
Faqja e dedikuar botës së futbollit, “Transfmarkt”, e cila shërben si database (bazë të dhënash), ka bërë një postim në Instagram dhe duket qartë Elon Musk dhe të gjithë klubet më të shtrenjta në Europë. Të gjithë klubet Elon Musk mund t’i blinte me ato para që shpenzoi për Twitterin dhe do t’i mbeteshin edhe rreth 300 milionë euro.
View this post on Instagram
Klubet që ai mund të siguronte janë : Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Arsenal, PSG, Tottenham, Juventus, Dortmund, Atletico Madrid, Inter dhe Everton.