3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Raportohet se “Fantazma e Kievit” është vrarë – kush fshihej pas helmetës së pilotit që rrëzoi aeroplanët rusë?

Rekomandime

Piloti misterioz ukrainas i njohur ndryshe si “Fantazma e Kievit” raportohet se është vrarë në betejë; ai thuhet se ka rrëzuar disa avionë rusë.

- Advertisement -

Vdekja e pilotit enigmatik u raportua nga “The Times of London”, me këtë rast u zbulua për herë të parë edhe identiteti i tij, bëhet fjalë për Major Stepan Tarabalka, 29-vjeçar, baba i një fëmije.

Tarabalka vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, derisa edhe vetë u godit më 13 mars, derisa po Iuftonte me një numër “dërrmues” të forcave armike, tha gazeta në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur, atij iu dha pas vdekjes medalja kryesore e Ukrainës për trimërinë në Iuftime, Urdhri i Yllit të Artë, me titullin Hero i Ukrainës, sipas familjes së tij.

- Advertisement -

Helmeta dhe syzet e tij – gjithçka që u pa nga ai kur zyrtarët ukrainas promovuan heroizmin e tij – tani do të dalin në ankand në Londër, thanë burimet për UK Times, derisa konfirmuan identitetin e Tarabalka-s.

- Advertisement -

Tarabalka u bë një legjendë misterioze kur qeveria ukrainase vlerësoi pilotin e atëhershëm anonim për rrëzimin e gjashtë avionëve rusë në ditën e parë të Iuftës.

“Njerëzit e quajnë atë Fantazma e Kievit. Dhe me të drejtë”, tha postimi zyrtar në Twitter, duke thënë se ai ishte “bërë tashmë një makth për pushtimin e avionëve rusë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit