8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

PDK për Martin Berishaj: Thaçi do ta shkarkonte secilin ambasador ende pa u përkthyer lajmi në shqip

Rekomandime

Mediat sllovene zbuluan një skandal të madh financiar, ku dyshohet se u përfshi Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë, së shpejti kryeministër i Sllovenisë.

Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, u përmend edhe përfshirja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

- Advertisement -

Tash kur janë bërë më shumë se një javë qëkur mediat sllovene raportuan se ai ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven, Qeveria e Kosovës, nuk ka marrë asnjë vendim për shkarkimin e tij.

Mosshkarkimi i Berishajt, sipas opozitës, e dëmton imazhin e Kosovës në arenën e huaj.

Kështu tha deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

- Advertisement -

Largimi i ambasadorit Berishaj, sipas Hajdar Beqajt të PDK-së, partisë tjetër opozitare, do t`i bënte nder Kosovës.

“Unë konisderoj se një shtet që i respkton demokracinë është veprim jo i matur mosdhënia e dorëheqjes, pavarësisht a është fajtor apo jo, sepse është bërë skandal diplomatik. Dorëheqja i bën nder Kosovës”, deklaroi Beqaj.

- Advertisement -

Ky u shpreh i bindur për diçka.

“Në kohën e Qeverisë Thaçi, ju siguroj, se çdo ambasador i cili do të përfshihej si Martin Berishaj në ndonjë aferë, do të shkarkohej pa u përkthyer lajmi akoma në shqip”, theksoi Beqaj për “Front Online”.

Martin Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV-së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit