4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosovarët në dashur me mallin serb: Serbia vazhdon të jetë importuesja kryesore e mallrave në Kosovë

Rekomandime

Derisa reciprociteti me Serbinë nuk është aktualisht as në çështjet që diskutohen, Serbia vazhdon të jetë importuesja kryesore e mallrave në Kosovë nga vendet e CEFTA’s.

- Advertisement -

Këtë e tregojnë Statistikat e Tregtisë së Jashtme për tre muajt e pare të vitit 2022, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Derisa importet nga vendet e CEFTA-s në muajin mars 2022 arritën në 93.2 milion euro, nga janari deri në mars 32.2 milonë euro mallra janë importuar nga Serbia, që shënon më shumë se 1/3 e importeve që janë bërë nga këto vende.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, në këtë tremujor Serbia rezulton të ketë importuar në Kosovë rreth 10 milionë euro më shumë mallra.

- Advertisement -

Ajo lë pas Shqipërinë, e cila ka pjesëmarrje në import 28.4 milionë euro, si dhe Maqedoninë me 26.4 milionë euro.

Vlera totale e importeve të Kosovës në janar-marsin e vitit 2022, është mbi 493.9 milionë euro, prej te cilave 205.4 milionë euro apo 41.6% e tyre, janë importe nga vendet e BE’së.

- Advertisement -

Vendet e CEFTA’së janë importuesit e dyte për nga vlera, me pjesëmarrje në import 18.9%.

72.9 milionë apo 14.8% janë importe kryesisht nga Turqia, por edhe dy vendet e tjera evropiane, Britania e Madhe dhe Ukraine.

Tre vendet aziatike, Japonia, Kina dhe India shënojnë pjesëmarrje në import në vlere prej 56.6 milionë euro apo 11.5%.

Ndërsa vendet e tjera jo-evropiane kane importuar 11.9 milionë euro, që përbën 2.4% të importit të përgjithshëm.

E vendet që importuan më së paku janë nga EFTA, me gjithsej 3.2 milionë euro apo 0.7%.

50.4 milionë euro kategorizohen si importe nga vende të tjera, e qe përkthyer në përqindje i bie 10.2% e importit total.

Shikuar veç e veç, top 5 vendet nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti përgjatë janarit, shkurtit dhe marsit të vitit 2022, janë: Turqia në vend të pare me 13.8% pjesëmarrje në import, Gjermania me 10.6%, Kina me 10.5%, Serbia me 6.5% dhe Shqipëria me 5.8%

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit