8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ruante kopenë dhe e suImojnë dy ujqër, 14-vjeçarja tregon si arriti të shpëtonte qengjin

Rekomandime

Alesia Krasniqi është 14-vjeçarja nga Kosova, që është bërë bareshë. Ajo që në moshën 6 vjeçe ka ndihmuar të atin me bagëtitë.

Ndërkohë së fundmi i ka ndodhur edhe nëj histori sa e veçantë aq edhe e frikshme. Teksa Alesia ruante kopenë e qengjave, e kanë suImuar dy ujqër. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar dhe ka arritur të shpëtojë qengjin e saj.

- Advertisement -

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Alesia ka treguar e buzëqeshur këtë moment të frikshëm, duke shtuar se vazhdon të kullosë delet pavarësisht se çfarë ndodhi.

“Në fillim kam pasur frikë kur e kam parë, por thash do e shpëtoj. Nuk do dorëzohem. Ishin dy ujqër. Kam ik nga livadhi, kam marr qengjin dhe e kam shpëtuar. Isha vetëm dhe as babin nuk e kisha. Ishte qengji i parë që kishte lindur prandaj.

- Advertisement -

Tani kam dal prapë për të kullotur delet. Në fillim kam dal në moshën 6 vjeçe. Sa herë që jam me delet këndoj edhe këngë. Unë jam në klasën e nëntë dhe do vazhdoj shkollën më tej. Muzikën e kam trashëgimi nga gjyshi. Jam shumë mirë me mësime. I marr librat në livadh. Kullos delet, këndoj dhe lexoj librat”, u shpreh ajo.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit