2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rregulla të reja nga BE për shtetet jo-anëtare, prej tani më lehtë për të siguruar kontrata pune

Rekomandime

Komisioni Evropian ka propozuar ndryshime në rregullat për lejet e punës dhe të qëndrimit për shtetasit e shteteve jo anëtare në BE, për ta bërë BE’në më tërheqëse dhe për të adresuar mungesat e aftësive në të gjithë kontinentin.

“Punëdhënësit e BE’së po përballen me mungesa në 28 profesione,” tha Komisioni në dokument.

- Advertisement -

Sektorët ku problemi është më i theksuar janë turizmi, hoteleria, IT, shëndetësia dhe logjistika.

Propozimet kryesore kanë të bëjnë me rishikimin e rregullave për qëndrimin afatgjatë.

Aktualisht qytetarët jashtë Bashkimit Evropian që kanë jetuar për disa vite në BE mund të aplikojnë për statusin e qëndrimit afatgjatë si në vendin ku ata jetojnë ashtu edhe në vende të tjera të BE’së.

- Advertisement -

Ky status u jep atyre të drejta të barabarta me fuqinë punëtore kombëtare për çështje të tilla si punësimi dhe vetëpunësimi, arsimi, përfitimet sociale dhe taksat.

Qëndrimi afatgjatë i BE’së hap gjithashtu mundësinë për të lëvizur në vende të tjera të BE-së në kushte të caktuara.

- Advertisement -

Megjithatë, sigurimi i këtyre përfitimeve nuk është i lehtë.

Statusi i rezidentit afatgjatë mund të fitohet nëse një person ka jetuar ”legalisht” në një vend të BE’së për pesë vjet, nuk ka qenë larg për më shumë se gjashtë muaj rresht dhe 10 muaj në të gjithë periudhën dhe ka burime të mjaftueshme ekonomike dhe shëndetësore.

Aplikantëve mund t’u kërkohet gjithashtu të plotësojnë ‘’kushtet e integrimit’’, të tilla si kalimi i një testi gjuhësor.

Një vlerësim i këtyre masave për Komisionin Evropian ka treguar se pak qytetarë që nuk janë pjesë e BE’së kanë përfituar deri tani.

Për shembull, punëdhënësve u kërkohet ende të dëshmojnë se nuk mund të gjenin kandidatë në tregun lokal, zbuloi vlerësimi.

Statusi i rezidentit afatgjatë gjithashtu mund të humbasë nëse mbajtësi largohet nga BE për më shumë se një vit.

Tre milionë

Komisionerja evropiane për punët e brendshme, Ylva Johansson tha se nga 23 milionë shtetas jo të BE’së që jetojnë në BE, rreth 10 milionë janë banorë afatgjatë.

Prej tyre, vetëm tre milionë kanë një leje qëndrimi afatgjatë në BE, krahasuar me shtatë milionë që kanë një leje qëndrimi kombëtare.

Avokati Jeremy Bierbach nga Franssen Advocaten, një firmë ligjore e specializuar në emigracionin, tha për Dutch News se në Holandë kalimi i testit të integrimit është pengesa më e madhe, pasi shumë njerëz nuk mësojnë holandisht.

Por ndryshe nga vendet e tjera të BE’së, procedura e aplikimit për lejen e qëndrimit afatgjatë kombëtar dhe atë të BE’së është “kryesisht e lehtë”, tha ai.

Komisioni tani propozon thjeshtimin e këtyre rregullave duke lejuar, për shembull, shtetasit që nuk janë pjesë e BE’së të shtojnë periudhat e qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për të arritur kërkesën 5-vjeçare.

Studentët

Koha e kaluar në BE si student mund të llogaritet gjithashtu, dhe Komisioni po shqyrton gjithashtu dhënien e statusit automatik për fëmijët e lindur ose të birësuar në vendin e BE’së ku prindërit kanë lejen e qëndrimit afatgjatë.

Marrja automatike e të drejtave për fëmijët përfaqëson gjithashtu një përmirësim të madh pasi “asnjë status imigrimi zakonisht nuk fitohet në lindje,” shtoi ai.

Megjithatë, përpara se të bëhen ligj, këto propozime do të duhet të miratohen nga parlamenti dhe këshilli evropian, kështu që ato mund të ndryshojnë ende.

Leje e vetme

Si pjesë e paketës, Komisioni ka propozuar gjithashtu rishikimin e direktivës për “lejen e vetme’’, e cila kombinon lejet e punës dhe të qëndrimit për shtetasit që nuk janë pjesë e vendeve të BE’së që lëvizin në BE për punë në një aplikim të vetëm.

Rregullat e reja gjithashtu do t’i lejojnë mbajtësit e lejeve të ndryshojnë punëdhënësin, gjë që do të ”ulte cenueshmërinë ndaj shfrytëzimit të punës”, thotë Komisioni.

Një projekt pilot që fillon me ukrainasit

Nisma të tjera të shpallura javën e kaluar synojnë të trajtojnë mungesat e aftësive dhe të lehtësojnë integrimin në tregun e punës të BE të njerëzve që ikin nga Ukraina.

Deri në verë, Komisioni do të ngrejë një platformë online në mbarë BE’në, për të përshtatur aftësitë dhe kualifikimet e ukrainasve që përfitojnë mbrojtje të përkohshme me punëdhënësit e mundshëm në të gjithë BE-në.

Ky projekt pilot duhet të shtrihet më pas për të gjithë shtetasit që nuk janë pjesë e BE që synojnë të punojnë në Bashkimin Evropian.

Talent

Komisioni do të negociojë gjithashtu “partneritete talentesh” me vendet anëtare të BE-së dhe vendet e treta, duke përfshirë skemat e lëvizshmërisë për punë dhe trajnim.

E para prej tyre, me Marokun, Tunizinë dhe Egjiptin, duhet të nënshkruhet deri në fund të vitit, shkruan Dutch News.

Për më tepër, Komisioni planifikon të bjerë dakord për “skemat e lëvizshmërisë së të rinjve” reciproke që lejojnë të rinjtë nga vendet jo anëtare të BE’së të punojnë në BE për një periudhë të caktuar dhe të rinjtë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë jashtë BE’së.

Masa të tjera në konsideratë janë skemat e pranimit në mbarë BE’në për themeluesit e bizneseve fillestare dhe sipërmarrësit e teknologjisë, si dhe për punonjësit e kujdesit afatgjatë, një fushë në të cilën shumë shtete anëtare Iuftojnë për të gjetur personel./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit