2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Osmani për kërkesën e Escobar: Shtyrja e afatit për targat i bie që po tolerohen kërcënimet e bandave

Rekomandime

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, tha se Kosova duhet të shtyjë vendimin për riregjistrimin e targave të automjeteve në RKS për 10 muaj. Ai tha se këtë kërkesë ia ka bërë presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Për këtë, Osmani foli sot në një konferencë për media, por nuk dha ndonjë përgjigje të prerë nëse është pro shtyrjes së këtij vendimi, përveçse tha se kjo do të nënkuptohej si tolerim për kërcënimet e bandave në veri të vendit.

- Advertisement -

Ajo që e kam thënë në takim me Escobar është se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Mbi 90 përqind e serbëve i kanë targat në RKS, ata e respektojmë ligjin dhe parimin e barazisë. Por, ekziston një grup i vogël i serbëve që akoma nuk e ka bërë këtë ndryshim, për arsyen e vetme sepse kërcënohen nga bandat kriminale që paguhen nga Aleksandër Vuçiq. Dhe tani shtyrja e vazhdueshme në njëfarë mënyre nënkupton që po tolerohen këto kërcënime të bandave kriminale në raport me serbët lokalë. Prandaj, kjo mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, nuk është assesi kundër serbëve. Është një çështje që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga këto banda kriminale”.

Osmani tha se bëhet fjalë për targat të kohës së Sllobodan Millosheviqit “që nuk kanë qenë të ligjshme as në kohën e UNMIK-ut, e lërë më tani”.

Presidentja e vendit shtoi se edhe qëllimet e tyre edhe të partnerëve ndërkombëtarë janë të njëjta – që të ketë sa më shumë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit