Këtë mëngjes, Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpalosur pretendime interesante, shkruan Sky News.
Moska ka theksuar se mercenarët izraelitë janë duke luftuar krahë regjimentit të djathtë Azov në Ukrainë.
Pohimi erdhi pasi që Rusia pretendoi se Adolf Hitler ka pasur “gjak çifuti”.
“Mercenarët izraelitë janë praktikisht krahë për krahë me militantët Azov në Ukrainë”, tha Maria Zakharova, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.
Regjimenti Azov ëshë një njësi e djathtë e ushtrisë, anëtarët e së cilit shpesh janë akuzuar për kultivimin e ideologjisë neo-Naziste.
Në vitn 2014, Regjimenti Azov kishte marrur armët për t’i Iuftuar separatisët pro-rusë në regjionin lindor të Donbasit.
Regjimenti ka Iuftuar krah forcave mbrojtëse ukrainase kundër trupave ruse që nga fillmi i pushtimit me 24 shkurt.