8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vuçiq: Putin po e shfrytëzon Kosovën për të arsyetuar veprimet e tij në Ukrainë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për media para takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin.

Kreu i shtetit serb ka folur edhe për paralelen që ditë më parë tërhoqi Vladimir Putin, duke thënë se nëse Kosova ka pasur të drejtë për pavarësi, pse një të drejtë të tillë s’duhet ta kenë rajonet lindore të Ukrainës.

- Advertisement -

Një deklaratë e tillë ka nxitur reagime të ashpra në Beograd, meqë mediat e tabloidet në Serbi të nesërmen pas një qëndrimi të tillë kishin mbushur ballinat e tyre me lajmet anti-Putin, meqë konsideronin se Putin me një deklaratë të tillë e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje ka folur sot presidenti serb, Aleksander Vucic, duke thënë se Vladimir Putin po e shfrytëzon Kosovën për të arsyetuar veprimet e tij në rajonet ukrainase.

“Nuk kishte gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë gjykatë të vetme që e sheh këtë gjë ndryshe. Por Putin po e shfrytëzon shkeljen e ligjit ndërkombëtar në vitin 1999 nga NATO për aksionet e tij në Donbas. Ai shpjegon, bazuar në argumentet e Perëndimit në atë kohë, që kishte gjenocid në Donbas, gjë për të cilën ai duhet të ndërhyjë”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Pas kësaj, gazetari ka ndërhyrë me një pyetje tjetër duke thënë se “nuk ka gjenocid kundër popullatës rusisht-folëse në Donbas”, e të cilit Vuçiq iu përgjigj “ Qindra njerëz kanë humbur jetën në Donbas. Putin e citon këtë si një argument. Është një problem për Perëndimin”.

Ndryshe për paralelen që ka tërhequr Vladimir Putin me rastin e Donbasit dhe Kosovës, ka pasur edhe qëndrime të njohëseve me renome të së drejtës ndërkombëtare të cilët kanë thënë se Kosova nuk ka ngjajshmëri me asnjë prej rajoneve lindore të Ukrainës.

- Advertisement -

Gjermani, Matthias Hartwig, ekspert i të Drejtës Ndërkombëtare, në një intevistë për Radio Evropën e Lirë, ka thënë se Kosova i plotëson të gjitha kriterët për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet e Ukrainës si Donetsku dhe Luhansk.

Sipas tij, një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.

“Të tria këto elemente, Kosova i plotëson”, thotë ai. “Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër dhe kjo përbën ndërhyrje të madhe në sovranitetin e një shteti”, thotë Hartwig për Radion Evropa e Lirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit