Një tifoz me në duar flamurin shqiptar ka hyrë në fushë, në ndeshjen Real Madrid-Manchester City, të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.
Menjëherë sapo nisi shtesa prej 30 minutash, tifozi arriti t’i shpëtonte sigurisë së “Santiago Bernabeu”-t dhe u fut në terrenin e lojës, duke shpalosur flamurin kuqezi.
Stjuardët arritën ta largonin brenda pak sekondash dhe ndeshja vijoi normalisht.