0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bërnabiq: Takimi i Vuçiqit me Sholz është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë.

“Urime presidentit Aleksandar Vuçiq që edhe këtë herë gjeti mënyrën për të mbrojtur dhe mbrojtur pozicionin e Serbisë”, tha Bërnabiq, raporton Tanjug.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu ka falënderuar “partnerët gjermanë për mirëkuptimin e tyre”.

“Mirënjohje të madhe për kancelarin gjerman Olaf Scholz, investitorët dhe të gjithë partnerët gjermanë për mirëkuptimin dhe respektin e tyre”, shkroi Bërnabiq në Twitter.

Ndryshe kancelari gjerman, Olaf Scholz të mërkurën ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Në Berlin dje ishte edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një darkë joformale të mërkurën mbrëma priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit