11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Cilët ishin edhe dy zyrtarët nga Kosova e Serbia që iu bashkuan Kurtit e Vuciqit mbrëmë në darkë

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti pas një darke pune që pati mbrëmë në Berlin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak ka thënë se për Kosovën është e pranueshme një marrëveshje ligjërisht e obligueshme që ka në qendër njohjen reciproke.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Ndërsa, pas përfundimit të takimit, kryeministri Kurti deklaroi se qëndrimet e presidentit të fqinjit verior të Republikës së Kosovës janë të vjetra dhe se nuk ka distancim nga Millosheviqi dhe nga Putini”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Zyra e Kurtit përmes një komunikate për media ka dhënë detaje nga darka e mbrëmshme, ku përveç Kurtit, Vucicit dhe Lajcakut të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryenegociatori Petkoviq.

“Gjatë vizitës në Berlin, pas takimit me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën e organizuar nga Kancelaria gjermane, në Pallatin Borsig. Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, darka filloi midis liderëve, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atyre ju bashkëngjitën edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit