14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ministrja gjermane ia lë një porosi Vuçiqit para se të vijë në Kosovë

Rekomandime

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Ajo ka në plan të vijë edhe në shtetin fqinj të Serbisë, në Kosovë dhe para përfundimit të vizitës, Lambrecht i la një mesazh Vuçiqit.

Ministrja gjermane tha se paqja, liria dhe integriteti territorial janë themeli mbi të cilin vendoset bashkëpunimi në BE. Siç tha ajo, Gjermania nuk po zhvillon bisedime për të ushtruar presion, por sepse dëshiron të kontribuojë në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Blic.

“Serbia është pozicionuar qartë në raport me këto vlera. Ato janë të rëndësishme derisa anëtarësimi në Union është i rëndësishëm, tha ajo.

- Advertisement -

Vuçiq ka thënë se në takim Lambrecht ia ka bërë me dije se çfarë pret Gjermania dhe BE-ja se si sillet Serbia në të ardhmen.

“Unë fola për qëndrimin e Serbisë, bisedimet me Prishtinën dhe falënderova Gjermaninë për organizimin e takimit me Albin Kurtin mbrëmë, pavarësisht se si kemi biseduar”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit