7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Harta e vendeve të Ballkanit që do të marrin gaz nga Greqia, REL: Kosovës i duket shtrenjtë

Rekomandime

Vendet e Ballkanit planifikojnë që të marrin gazin e lëngshëm natyror nga Greqia si alternativë e të gazit natyror rus.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një hartë me vendet e Ballkanit Perëndimor që planifikojnë të lidhen në rrjetin e gazit të lëngshëm nga Greqia – që aty do të deponohet nga SHBA dhe Azerbejxhani. Në atë hartë Kosova s’paraqitet si shtet që do të kyçet në rrjet pasi siç përshkruhet në grafikë “Kosovës i duket shtrenjtë” lidhja me platformën e gazit.

- Advertisement -

Platforma për gazin e lëngshëm natyror (LNG) në portin grek Aleksandropolis duhet të fillojë punën më 2023. Gazi aty më së shumti do të shkojë nga Azerbejxhani dhe SHBA ndërsa më së shumti në të llogarisin shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë disa nga vendet kanë filluar ndërtimin e platformës e disa janë në planifikim e sipër, përveç Kosovës që s’e ka të planifikuar as të fillojë me ndërtim.

Bosnja e Hercegovina është në fazën e planifikimit, Mali i Zi poashtu në fazën e planifikimit, Në Serbi dhe Bullgari ndërtimi ka filluar nga 1.2. 2022 dje pritet të kryhet në tetor 2023 ndërkaq Greqia dhe Bullgaria në funksion nga shtatori 2022 kurse Greqia dhe Maqedonia Veriore në fazën e ndërtimit.

- Advertisement -

Kosova ka refuzuar që të lidhet sepse ndërtimi është i shtrenjtë.

- Advertisement -

Infografikë e Radios Evropa e Lirë versioni në gjuhën serbe për shtetet e ballkanit që do të kyçen në platformën e gazit të lëngshëm natyror LNG

Në qytetin e Alexandropolit në veri të Greqisë ku para dy ditësh ka filluar ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm natyror kanë qenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit përfshirë edhe presidentin serb Vucic.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Greqi se ndërtimi i terminalit të LNG-së është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për të gjithë rajonin, për të gjithë Ballkanin.

Vuçiq tutje ka thënë se Serbia duhet të ndërtojë sisteme për lidhje me Bullgarinë, sepse sipas tij kështu mund të pranojë sasi të mëdha gazi të lëngshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit