7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mustafa: Kurtin për takimin me Vuçiq nuk e quaj tradhtar, mashtrues po

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar darkën e mbrëmshme në Brelin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuiq.

Takimi i Kurtit me Vuçiqin u kritikua në Kosovë, marrë parasysh deklaratat e Kurtit para se të vinte në pushtet, se nuk do të takonte përfaqësuesit e Serbisë pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

- Advertisement -

Ish-kryetari i LDK’së ishte ndër më të kritikuarit nga Kurti, pasi ishte takuar me Vuçiqin në kuadër të negociatave Kosovë-Serbi derisa ishte shef i ekzekutivit të Kosovës.

Mustafa e quan Kurtin ‘mashtrues’.

“Nuk mund të lëshohem në nivelin e Kurtit e as të bashkëpunëtorëve të tij. Kanë qenë sjellje rrugaçësh, të rrezikshme për vendin por edhe për jetën e atyre që i shpallnin tradhtar. Me ato sulme, etiketime e parulla të rrezikshme erdhën në pushtet dhe ky vet u ul gju më gju me Vuçiqin. Nuk shoh asgjë të veçantë që është takuar me Vuçiqin sepse është punë që duhet ta bëjë kryeministri në dialog. Për këtë, unë nuk e quaj tradhtar. Mashtrues po, sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksional për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

- Advertisement -

Në fund, Mustafa ka deklaruar se është i bindur që Kurti “do t’i gëlltisë të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet që janë arritur dhe do të nënshkruaj marrëveshje edhe më të ndërlikuara”.

Kryeministri Albin Kurti sot në konferencë për media ka folur për takimin që zhvilloi dje me Lajçakun dhe Vuçiqin, duke thënë se në atë darkë ka përfaqësuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka mbrojtur interesat e shtetit të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit