1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryediplomati austriak tregon çfarë po zihet në BE për liberalizimin e vizave për Kosovën

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se integrimi europian në rrethanat aktuale është ndoshta më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se BE duhet të jetë më e vëmendshme ndaj Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

“Ne duhet të punojmë së bashku dhe shpresoj se deri në qershor do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën, si dhe që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet sa më shpejt statusi i kandidatit”, ka thënë Schallenberg gjatë një debati me Kryeministren e Serbisë në Firencë të Italisë, të cilën e ka moderuar Miroslav Lajçak, emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se BE-ja ka humbur shumë kohë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për këtë të fundit tha se humbi durimin.

“Tani kemi një pikëpamje gjeostrategjike të gjërave.

- Advertisement -

Kemi marrë vendime që kanë qenë të pamendueshme në BE deri më tani”, ka thënë Schallenberg në panelin ku u diskutua për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor në Firencë të Italisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit