Mediat ukrainase kanë raportuar se një tjetër anije Iuftarake ruse është sulmuar këtë të premte në Detin e Zi, pas fundosjes së anijes “Moskva”.
Sipas lajmeve që ende nuk janë konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, anija është përfshirë nga flakë të mëdha.
The #Ukrainian Armed Forces, with Neptune missiles, hit the “Admiral Makarov” frigate, #Russia‘s most modern and advanced vessel in her class.
🛑 The footage allegedly belongs to Admiral Makarov. pic.twitter.com/3LM5j8CcKf
— Clash Report (@clashreport) May 6, 2022
Ndërkohë, në Twitter po qarkullojnë lajme se sulmi ka ndodhur ndaj fregatës Admiral Grigorovich, e cila është në flakë pranë ishullin Zmiiny. Ndërkohë, një operacion i madh shpëtimi është duke u kryer.
As zyrtarët rusë apo ukrainas nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht se fregata ruse është goditur.
Nëse raportet konfirmohen, kjo do të përfaqësonte një tjetër goditje poshtëruese për Vladimir Putin dhe komandën e tij të lartë detare.