11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Eurodeputeti austriak ia rikujton Vuçiqit: Hapi i parë drejt BE-së njohja e pavarësisë së Kosovë pa vonesë

Rekomandime

Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, i ka thënë presidentit serb Aleksander Vuciq se hapi i parë drejt BE-së duhet të jetë njohja e Republikës së Kosovës pa vonesë.

“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Vuçiq e mban mend tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl.

- Advertisement -

Përvoja e Damaskut shprehje të cilën eurodeputeti ia ka përmendur presidentit serb nënkupton një përvojë që e ndryshon totalisht mënyrë e të menduarit për diçka, në këtë rast njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit