Ekipa e Kosovës që garoi në Kupën e 10-të Evropiane të Matematikës ka fituar një çmim të tretë dhe një Mirënjohje Nderi.
Ky rezultat po llogaritet i kënaqshëm, por kapacitetet e nxënësve garues po konsiderohen edhe më të mëdha se pikët e fituara.
Sipas Dion Aliut, që u rendit tek të tretët, kjo nënkupton se përgaditja e ekipës ishte më e mirë se e rreth 50% të pjesëmarrësve.
Ndërkaq, Erijon Hasi, është entuziast që në garat e ardhshme internacionale do shpërblehet me çmim të parë apo të dytë.
Koordinatori i Olimpiadave, Valmir Krasniqi, thotë se rezultati në këtë garë është pozitiv, por nga Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës, pret që të kthehen me medalje, të paktën të bronztë.
Në Kupën Evropiane të Matematikës morën pjesë garues nga shumë shtete e ku Aliu në kategorinë senior u rëndit tek të tretët, dy vendet e para u zunë nga Romania.