-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ministri serb: Nuk do të rrimë duarkryq nëse Kosova shkel marrëveshjen e Uashingtonit

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se Perëndimi do të kërkojë nga vendi i tij që ta njohë Kosovën, në mënyrë që sipas tij t’i thonë presidentit rus Vladimir Putinit se nuk ka precedent ligjor.

Ai theksoi për RTS se Serbia duhet të Iuftojë për interesat e saj në Kosovë.

- Advertisement -

“Ne duhet të Iuftojmë për interesat tona në Kosovë, interesat e shtetit të Serbisë, për interesat e popullit serb, nuk e di nëse shteti ka luftuar ndonjëherë më me sukses në këtë periudhë 23 vjeçare se sa në këto 10 vjet, dhe hapësira jonë për manovrim është e pakrahasueshme”, tha ai.

Selakoviq tha mes tjerash se ka interesim të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Atyre iu tingëllon bukur që t’ua shesin historinë votuesve të tyre, kjo është diçka si BE. Rusia nuk është më në Këshillin e Evropës, vendoset me shumicë të thjeshtë. Nuk është sekret, Prishtina ka në anën e saj shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk ka në anën e saj parimet që duhet t’i ketë dikush që duhet të anëtarësohet. Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq për shkeljen e marrëveshjeve të Uashingtonit dhe të Brukselit gabon, nuk do ta bëjmë. Çdo politikë e mundshme e mbrojtjes së interesave të shtetit të Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë do të aktivizohet”, u shpreh Selakoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit