4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Miku i Putinit “mesazh” Perëndimit: Rusia i shkatërron vendet e NATO-s për 30 minuta!

Rekomandime

Një nga miqtë më të afërt të Vladimir Putin pretendon se Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO-s “për vetëm gjysmë ore”. Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore të Kremlinit, Roscosmos, u shpreh se qëllimi është të mposhtet ‘armiku” i Perëndimit dhe të fshihet Ukraina nga harta.

“NATO po bën një Iuftë kundër nesh”, tha ish-zëvendëskryeministri i aleancës ushtarake perëndimore prej 30 shtetesh. “Ata nuk e kanë shpallur sulmin, por kjo nuk ndryshon asgjë. Tani është e qartë për të gjithë”, tha ai, shkruan Daily Mail.

- Advertisement -

“Në rast të një Iufte bërthamore, vendet e NATO-s do të shkatërrohen nga ne brenda gjysmë ore. Por ne nuk duhet ta lejojmë atë, sepse pasojat e shkëmbimit të sulmeve bërthamore do të ndikojnë në gjendjen e Tokës sonë. Prandaj, ne do të duhet ta mposhtim këtë armik më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht me mjete të armatosura konvencionale”, deklaroi ai.

Sakaq, la të kuptohej se Putini do ta vendoste Rusinë në një bazë Iufte mes spekulimeve se një mobilizim masiv është në plan për të forcuar përpjekjet e tij Iuftarake.

“Një fitore e tillë është e mundur me solidaritetin e plotë të të gjithë vendit me ushtrinë, me mobilizimin e ekonomisë shtetërore. Industria duhet të detyrohet menjëherë t’u shërbejë objektivave ushtarake. Kjo duhet të bëhet menjëherë dhe sa më shpejt,” tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit