4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosovari hyn mes flakëve për ta shpëtuar serben në Zvicër

Rekomandime

Një shqiptar nga Kosova, me banim në Gjenevë të Zvicrës, po konsiderohet si hero nga mediat atje, pasi ka rrezikuar jetën e tij për ta shpëtuar një serbe.

Mexhidi nga Kosova ditë më parë kishte parë tym që po dilte nga një banesë dhe ka dëgjuar thirrjet për ndihmë nga një grua, ndërsa pa u menduar fare ai ka hyrë mes flakëve dhe tymit për ta shpëtuar Ivanën, transmeton Zeri.info.

- Advertisement -

“Dikush po bërtiste në një ballkon. Nga dritarja e katit të poshtëm dilte tym, vrapova dhe hyra, kishte aq shumë tym, sa nuk gjeta njeri. Dola për të marrë frymë dhe u ktheva, pastaj munda ta tërhiqja zvarrë Ivanën në dritare, por jo ta nxirrja jashtë. Një fqinj më dha një leckë të lagur, shkova përsëri, sepse mendova se një fëmijë ishte ende në të, më pas mbërritën zjarrfikësit”, ka rrëfyer Mexhidi për mediat zvicerane.

20min.ch shkuan se historia është edhe më e bukur, pasi Ivana është me origjinë serbe dhe Mexhidi është kosovar, popuj që kanë qenë në luftë. Dy protagonistët janë larg kësaj armiqësie.

“U hodh në zjarr për mua”, lavdëron Ivana, e cila buzëqesh me rastin që i ka ndodhur që “një kosovar të shpëtojë një serb në mbrëmjen e Pashkëve Ortodokse dhe në mes të Ramazanit”.

- Advertisement -

26-vjeçari, i cili po ashtu ishte shtruar në spital për një ditë, sigurisht që nuk kishte dijeni për origjinën e Ivanës.

“Edhe po ta dija, nuk do të kishte ndryshuar asgjë. nuk e mendoja. Kishte një jetë për të shpëtuar, serb ose shqiptar nuk ka rëndësi”, thotë ai, transmeton Zeri.info.

- Advertisement -

Dëshmi e spontanitetit të tij, Mexhidi nuk rrezikoi vetëm shëndetin e tij. Pa dokumente, ai nuk kishte asnjë interes të ekspozohej.

Ai sot shpreson që altruizmi i tij të mos e dëmtojë.

“Nuk do ta zhgënjej kurrë”, betohet Ivana.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit