Himni kombëtar rus u ndëgjua të hënën në Beograd teksa qindra serbë, përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë, u mblodhën në “Ditën e Fitores” duke shfaqur orientimin politik të një vendi të rreshtuar kah Moska për një kohë të gjatë, por që tani është duke u përpjekur t’i bashkohet Bashkimit Evropian, shkruan Reuters.
Në marshimin ku nderoheshin trupat serbe dhe sovjetike të rënë në Luftën e Dytë Botërore, dikush mbante shkronjën gjigante “Z” që është bërë simboli i pushtimit të Ukrainë- dhe dikush tjetër mbante një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.
Serbia, që ishte bombarduar nga NATO dy dekada më parë dhe që ka pasur lidhje të ngushta kulturore me Rusinë për shekuj të tërë, e ka shmangur presionin për të marrë anë pas pushtimit rus të Ukrainës, përfshirë thirrjeve nga Perëndimi që t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, një ish-nacionalist që tashmë është bërë një mbështetës i fuqishëm për anëtarësimin e vendit të tij në BE, u rizgjedh në krye të vendit muajin e kaluar pasi një kampanje ku anëtarësimin në BE e kishte shpallur si prioritet të tij. Kabineti i ri, që ende nuk është themeluar, pritet që të përjashtojë figurat që përkrahin hapur Moskën.