14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ikën nga Iufta, vajzat ukrainase mësojnë shqip

Rekomandime

Mbërritën në Vlorë një muaj më parë, Lisa dhe Maria nga Ukraina kanë nisur të mësojnë shkronjat dhe fjalët e para në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Në shkollën 9 vjeçare “Avni Rustemi” në Vlorë, mësuese Dallendyshe Haxhiaj tregon se kanë përgatitur një program të veçantë vetëm për dy motrat 7 dhe 9 vjeç.

“Kam përgatitur një program të veçantë në abetare. ndërsa në matematike i njëjti mësim. Janë në një klasë që të integrohen me fëmijët e tjerë.”

Mamaja e vajzave, Ksenia Breus tregon se vajzat janë miqësuar shumë me shokët e shoqet e klasës. Ndihma për Lisën dhe Marian nuk ka munguar.

- Advertisement -

Fëmijët e mi filluan të mësojnë gjuhën shqipe. Atyre u pëlqen të vijnë në shkollë, ndihen shumë mirë. Shokët e klasës i përqafojnë çdo ditë fëmijët. Prindërit e nxënësve na kanë dhënë rroba për vajzat. Mësuesit na kanë dhënë libra dhe mjete të tjera shkollore.”

Kthen kohën pas e tregon për ditën që vendosën të largohen nga Kievi.

- Advertisement -

“Ditën që filloi lufta, e kuptova që mund të qëndronim në Kiev. kishim vetëm 10 minuta kohë për tu larguar. kemi udhëtuar në shumë vende, para se të vinim në Vlorë. Këtu ndihemi mirë dhe të sigurt.”

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Vlorë janë strehuar dhjetëra familje ukrainase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit