2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Osmani udhëton për në Uashington D.C., do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Konferencës së Munihut

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Amerika Jugore do të udhëtojë për në SHBA ku do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Konferencës së Munihut.

Pas vizitave në Panama e Kosta Rikë, Osmani do të udhëtojë për në Uashington D.C.

- Advertisement -

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Presidentes së Kosovës më anë të një komunikate. Në SHBA po qëndron edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është komunikata e plotë:

Presidentja Osmani ka udhëtuar për në Uashington DC për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Munihut

- Advertisement -

Në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.

Përgjatë konferencës, Presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera. Kjo konferencë do t’i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dy anët e Atlantikut për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit