11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Misteri i xhamisë se Madhe, Berisha në Kuvend: Çfarë i premtoi Rama-Erdoganit, Turqia s’mund të ndërhyjë te KMSH

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Parlamentit ka akuzuar mbrëmjen e së hënës kryeministrin Edi Rama se i ka bërë presion kryetarit të Komitetit Mysliman të Shqipërisë që të japë dorëheqjen.

- Advertisement -

Ndërsa kujtoi se xhamia nuk u hap për besimtarët as me rastin e Fitër Bajramit, Berisha shtoi se dorëheqjen e kreut të KMSH-së e ka kërkuar presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Sali Berisha kërkoi që asnjë ndërhyrje të mos bëhet në autonominë e komuniteteve fetare në Shqipëri, ndërsa u zotua se kur PD të vijë në pushtet, paratë e hedhura për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë do të paguhen nga qeveria shqiptare.

“Besimtarëve myslimanë Rama ua prishi gëzimin e Bajramit, nuk e hapi xhaminë, por informohem se ka dërguar njerëzit për t’i bërë presion kryetarit të KMSH, të japë dorëheqjen.

- Advertisement -

Sepse sipas tij këtë kërkon presidenti i Turqisë, Erdogan. J

am këtu për t’i kundërshtuar këto qëndrime të Edi Ramës.

- Advertisement -

Asnjë ndërhyrje në autonominë e komuniteteve fetare nuk lejohet.

Presidentit të Turqisë i them që të fajësojë qytetarët se janë shkolluar me fondet e Gylenit, që dikur ka qenë aleati juaj, kjo nuk mund të ndodhë.

E paimagjinueshme që të ndërhyhet se kush duhet të jetë kryetar i KMSH.

Nesër PD në pushtet do të paguajë çdo qindarkë të paguar për ndërtimin e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit