Ukrainasit kanë bombarduar një varkë patrullimi të klasës Raptor pranë ishullit të gjarpërinjve, duke pretenduar se Vladimir Putin e kishte përdorur të njëjtën për qëllime parade.
Anija e paradës së presidentit rus Vladimir Putin u shkatërrua nga një bombë e drejtuar me laser, e shkrepur nga një dron ndërsa u dërgonte furnizime trupave në ishullin e pushtuar të Gjarpërinjve, shkruan The Sun.
Gjithashtu u publikua një video që tregon se anija e patrullimit të klasës Raptor goditet. Presidenti rus kishte përdorur të njëjtën anije 001 për të inspektuar flotën e Detit të Zi në Sevastopol dhe Flotën Balltike në Shën Petersburg. Rusia zotëronte gjithsej tetë anije të tilla deri në fillimin e pushtimit.
“Kemi marrë informacion se një nga varkat e shkatërruara Raptor në zonën e ishullit të gjarpërinjve është anija e paradës së Putinit. Është një varkë parade e pajisur posaçërisht me numër 001. Në anije, diktatori rus Vladimir Putin bëri parada ushtarake në Shën Petersburg dhe Sevastopol disa herë” u publikua në kanalin Telegram “Ukraina Now”.
Ditët e fundit, forcat ukrainase kanë nisur kundërsulme për të rikthyer nën kontrollin e tyre ishullin e gjarpërinjve. Përveç kësaj, dy varka të tjera Raptor u fundosën në zonë, si dhe një mjet ulës i klasit Serna. Shumica e sulmeve u kryen nga dronët Bayraktar TB2 të prodhimit turk, të cilët janë më të vegjël, më të ngadaltë, por padyshim shumë efektiv.