1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Duda Balje: Do ta votoj Projektligjin për Trustin, do të jem me qytetarët

Rekomandime

Projektligji për Tërheqjen e mjeteve nga Trusti së shpejti pritet që të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim.

Por, fillimisht ai do të shkojë në Komisionin për Buxhet.

- Advertisement -

Këtë Projektligj po e përkrah opozita, por jo edhe partia në pushtet.

Ndryshe nga këta të fundit që janë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, deputetja Duda Balje njëherësh anëtare e Komisionit për Buxhet ka thënë se do ta përkrahë këtë Projektligj.

Balje për Front Online ka thënë se do ta votojë pro tërheqjes se këtyre mjeteve nga Trusti për t’i ndihmuar qytetarët në kohë krize.

- Advertisement -

“Unë personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marr 30% po nëse jo nuk është e obligueshme. Edhe kur jam duke ecur në rrugë njerëzit po më ndalin dhe më lusin të votojnë për Trustin që të dalim nga kriza ekonomike dhe unë nuk kam biseduar me grupin, por unë personalisht do ta përkrahi dhe do të dalë në anën e qytetarëve”, u shpreh Balje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit