2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Alarmon Gërvalla: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund ta inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës

Rekomandime

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, paralajmëron se Iufta në Ukrainë mund të depërtojë në Ballkan.

Gërvalla në një intervistë për “Jerusalem Post”, teksa përfundoi udhëtimin e saj tre-ditor në Izrael u kërkoi zyrtarëve të saj të përdorin ndikim për të ndihmuar në neutralizimin e situatës.

- Advertisement -

“Shtete si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit [Ballkanit]. Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e ardhshme e nxehtë”, tha ajo.

“Që nga fillimi, Kosova ka treguar solidaritet dhe admirim për Iuftën e guximshme të ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre”, tha Gërvalla-Schëarz.

“Ne nuk kemi iluzione për atë që [Presidenti rus Vladimir] Putin dëshiron të arrijë në Ukrainë. Ju mund të shihni disa ngjashmëri midis mënyrës se si Rusia po vepron në Ukrainë dhe si po vepron Serbia në rajonin tonë,” tha ajo.

- Advertisement -

Gërvalla, mes tjerash, vlerëson se kufijtë dhe problemet etnike janë mesazhi i kësaj lufte, teksa flet për ndryshimet e kufijve në Ballkan.

“Kjo luftë ka dhënë mesazhin se “kufijtë dhe problemet etnike” janë sërish në agjendë, tha ajo. “Në Ballkan të flasësh për kufij dhe ndryshim kufijsh ka qenë gjithmonë çështje lufte. Serbia ka lidhje të ngushta, duke përfshirë ato ushtarake, me Rusinë”, tha ajo.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka një rol për të luajtur këtu, tha ajo, për të ndihmuar në zmbrapsjen e ndikimit rus në rajon, duke shfrytëzuar procesin tashmë që po zhvillohet për të sjellë vendet e Ballkanit në BE.

“Ne shpresojmë që jo vetëm Izraeli, por të gjithë të tjerët që kanë marrëdhënie të mira me Serbinë, do t’i përdorin ato marrëdhënie të mira për të përcjellë mesazhin se tani është koha për të vendosur,” tha ajo.

“Serbia nuk mund të ulet më në mes të dy karrigeve. Deri më tani ka qenë e mundur që Serbia të marrë paratë e BE-së dhe me këto para të BE-së të blejë armë ruse, por kjo nuk është më e mundur”, tha Gërvalla-Schwarz.

Siç shkruan “Jerusalem Post” nuk janë vetëm lidhjet e Beogradit me Rusinë që shqetësojnë Gërvalla-Schwarz-in, por edhe retorika e ashpër kundër Kosovës dhe kërcënimet e fshehura ushtarake në lidhje me çështjet e mosmarrëveshjes, duke përfshirë atë për licencat e makinave.

“Situata është aq e paqëndrueshme, sa ne kishim “ushtrinë serbe dhe bombarduesit MiG 29 që fluturonin në kufirin tonë” mbi “targat e makinave”, tha kryediplomatja kosovare.

“Kur dëgjoj këtë retorikë të vjetër, atëherë shqetësohem shumë se është më shumë se thjesht retorikë,” tha ajo.

“Përvoja e së kaluarës në të cilën gjuha e urrejtjes ndihmoi në hapjen e rrugës për luftën në fund të viteve 1990”, shpjegoi ajo.

“Lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë me territorin. Izraeli dhe Kosova e dinë se si është kjo. Është një luftë për mohimin e ekzistencës së kombit ukrainas… Ne e dimë se çfarë mund të bëjnë liderët politikë kur duan të mohojnë ekzistencën e një kombi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit