2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bekim Haxhiu thotë se këta janë dy njerëzit e VV-së që po e bllokojnë çështjen e Trustit

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nuk po zmbrapset nga iniciativa që do t’ju mundësonte qytetarëve tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Haxhiu tha se Qeveria Kurti dhe deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja nuk po e neglizhojnë këtë pikë. Përkundër kësaj, deputeti i PDK-së u shpreh se me 25 maj në Kuvend të Kosovës do të diskutohet për tërheqjen e mjeteve.

- Advertisement -

“Qeveria Kurti, 30 ditë e ka mbajt Projektligjin për Trustin për me dhanë një Jo, ndërsa tani e dy javë Armend Muja është duke mos e trajtu Projektligjin për Trustin në Komision Parlamentar për ta dergu raportin me rekomandime për seancën e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

“Unë dua të njoftoj të gjithë qytetarët se përkundër papërgjegjësisë së pushteti dhe manipulimeve të individëve të caktuar qe nuk kanë hallin e qytetarëve, Projektligjin për Trustin nuk mund ta prolongojnë me gjatë se data 25.05.202. Sepse sipas rregullores një projektligj do të trajtohet në seancën e Kuvendit në lexim të parë jo më larg se 28 ditë nga dita kur iu është shpërndarë deputetëve”, deklaroi ai.

“Projektligji deputetëve iu është shpërndarë me 27.04.2022, andaj dita e 28 kur me se largu mund ta prolongojnë miratimin e Projektligjit për Trustin është data 25.05.2022”, sqaron ai.

- Advertisement -

Ndërkohë, Haxhiu ka akuzuar qeverinë se po i keqpërdorë para e qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria dhe Armend Muja të përgjigjen para qytetarëve, sa milion euro para të Trustit të qytetarëve kanë blerë letra me vlerë të Qeverisë? Përse me para të Trustit me ble letra me vlerë të Qeverisë?”, ka pyetur ai.

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur desidivisht që “Trusti është i qytetarëve jo i pushtetarëve”.

Gazeta Insajderi ka tentuar ta kontaktojë edhe deputetin, njëherit kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transferem Armend Muja për të kuptuar pse nuk e ka sjell në diskutimin pikën e Trustit në mbledhje të komisionit, por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize.

Ndërkohë edhe nga Lidhja Demokratike të Kosovës janë deklaruar pro kësaj iniciative.

Deputeti, Shkëmb Manaj për Insajderi tha se “Vlerësimi i Departamentit të Ekonomisë është që duhet të votohet pro dhe ky është qëndrimi i LDK-së”.

Përveç partive opozitare, Bekim Haxhiu i PDK-së tha se ka edhe deputetë të mazhorancës që do të votojnë pro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit