4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti në Luginën e Silikonit, Haradinaj pritet nga Escobar në Deparamentin e Shtetit

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur sot për një takim nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Gabriel Escobar, me të cilin, ka njoftuar ai, ka biseduar për temat e politikës së jashtme dhe sigurinë në Kosovë.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se gjatë bisedës me Escobar ka shprehur përkshtuimin e tij për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse dhe të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë. Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari Haradinaj ka treguar se përballë Escobar ka theksuar se kjo marrëveshje mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

“Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka njoftuar ai.

Ndërkohë, për vizitë në SHBA gjendet edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po kritikohet se nuk po realizon takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Ai ka vizituar disa kompani të mëdha amerikane deri tani në Luginën e Silikonit.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme, njëri prej këshilltarëve të kryeministrit Kurti, deklaroi se ai nuk ka ndonjë takim të paracaktuar me presidentin amerikan, Joe Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit