Rezoluta në lidhje me “Njohjen e GJEN0ClDlTtë Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” është rrëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë.
51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute. Pas votimit, Sali Berisha mori fjalën në Kuvend dhe i akuzoi deputetët e mazhorancës se ‘votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiq’.
“Shqipëria anti shqiptar të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve te pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Po çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh. Ç’mund të presësh nga skllavi i Aleksandër Vuçiç? si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë. Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën”, ka thënë Berisha.
Edhe deputeti Tritan Shehu në fjalën e tij në u shpreh se kjo është një ditë e hidhur dhe e shëmtuar e parlamentit shqiptar.
“Jemi parlamenti i vetëm që nuk ka një dokument të vendosur formal për të dënuar gjenocidin. Është një ditë e cila na vendos një damkë të rëndë para botës demokratike. para disa ditësh këta zotërinjtë votuan kundër rezolutës për të dënuar GJEN0ClDlN rus në Ukrainë. Sot nuk pranuan rezolutën për të dënuar GJEN0ClDlN serb në Bosnje, nesër nuk do pranojnë të dënojnë GJEN0ClDlN serb në Kosovë. Pse? Se janë lidhjet, detyrimet, është Vuçiç matanë. Janë qëllimet prandaj sot ne u damkosëm në parlamentin shqiptar”, tha Shehu. /abcnews.al/