0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vetëvendosje: Rritja e pagës minimale do ta mundësojë zvogëlimin e varfërisë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emër të këtij subjekti ka thënë se e mbështet propozimin e Qeverisë për pagën minimale.

Ai ka thënë se me votimin e pagës minimale do të mundësohet zvogëlimi i varfërisë në Kosovë. Ndërsa tha se më shumë përfitojnë punëtorët e sektorit të tregtisë dhe ekonomisë.

- Advertisement -

“LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës. Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti. Paga minimale vlerësohet të jetë 342 euro”, tha ai.

“Grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë. Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate, dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, tha Muja.

Kundër versionit aktual të Projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale kanë dalë opozita.

- Advertisement -

Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale po konsiderohet diskriminuese nga ana e opozitës.

Shpë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit