0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kriza ushqimore një hap larg, India ndërpret eksportin e grurit

Rekomandime

India ka vendosur papritmas të ndërpresë të gjitha eksportet e grurit për shkak të frikës së mungesës së këtij produkti në treg, pavarësisht premtimeve të mëparshme për t’i rritur ato dhe për të ndihmuar në ushqyerjen e pjesës tjetër të botës.

Ukraina është një nga eksportuesit e mëdhenj të drithërave, por aftësia e saj për të nxjerrë të korrat jashtë vendit është goditur nga pushtimi i Rusisë. India, një nga furnizuesit e tjerë të mëdhenj në botë, kishte ndërhyrë, duke thënë se po synonte eksportet rekord të grurit këtë vit.

- Advertisement -

Por tani ajo ka ndryshuar papritur kursin, duke thënë se duhet të garantojë së pari sigurinë e saj ushqimore.

Ekspertët thonë se inflacioni që bën që çmimet e brendshme të rriten, së bashku me një valë të papritur të nxehtit që ka rritur frikën për të korra më të ulëta, fshihen pas vendimit të autoriteteve indiane.

Kjo mund të përbëjë një problem të madh për pjesën tjetër të botës, pasi India dhe Ukraina së bashku eksportojnë 30 për qind së shitjeve vjetore globale të grurit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit