0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Premtimi i çuditshëm, Vuçiç thotë se po pret një lajm, nëse ndodh do hidhem në pishinë me kostum

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një premtim të pazakontë. Teksa po jepte një intervistë për emisionin “Jutro” në Tv Prva, Vuçiç paralajmëroi se priste lajme të mira për vendin e tij në qershor, por preferoi që të mos jepte asnjë detaj më shumë.

Ai premtoi para të gjithë qytetarëve se nëse vendi i tij merrte atë që po punohej, ai do të hidhej në pishinë, i veshur me kostum.

- Advertisement -

“Lajmet na vijnë në qershor! Ka edhe dy vende të tjera në lojë, dhe nëse kjo ndodh, unë kam “mbaruar”! Do të hidhem në pishinë me kostum nëse e marrim atë investim! Premtoj se do të hidhem në pishinën e Tasmajdanit me kostum nëse e marrim atë lajm në qershor. Nëse e marr “po-në”, e mbarova punën për Serbinë”,”-tha ndër të tjera Vuçiç.

Por në asnjë moment nuk zbuloi se për çfarë bëhej fjalë, vetëm sa la të kuptohet se bëhet fjalë për një prodhues të madh botëror të makinave, megjithatë për më shumë detaje “e kyçi gojën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit