7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A do ta takojë Kurti biznesmenin që premtoi 50 milionë euro investime në Kosovë?

Rekomandime

50 milion euro. Kaq pati premtuar biznesmeni kosovar, por me një kusht, nëse zgjedhjet do fitonte Albin Kurti këto para do shkonin për investime në Kosovë.

Gazmend Gjonbalaj, që kur Kurti fitoi zgjedhjet nuk u pa gjëkundi.

- Advertisement -

Por Kurti shkoi atje ku ai jeton, në SHBA.

Madje janë bërë më shumë se një javë prej Kurti ka shkuar atje, e gjithë çka pati takime e zhvilloi me biznesmenë e kompani të ndryshme.

Askund nuk u pa takimi me Gjonbalajn, përkrahës i flaktë i Kurtit, që mbase i ndikuar nga emocionet pati premtuar shumë milionëshe për investime në Kosovë.

- Advertisement -

Ai madje thoshte se do kthehej edhe vetë në Kosovë. Por e vetmja çka ai bëri ishte një postim në Facebook ku uroi Qeverinë e re që u zgjodh.

Ai tha se ishte kapitull i ri për Kosovën por edhe për të, ama nuk e përmendi fare 50 milionëshin e famshëm.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kurti është duke qëndruar në SHBA, nga atje është lajmëruar e ka njoftuar për takimet e zhvilluara.

Biznese e kompani bashkë me drejtuesit e tyre janë takuar me Kurtin, por ende nuk ka pasur asnjë takim me zyrtarët amerikanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit