11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ndryshimi drastik i ish sekretarit të SHBA-ve Mike Pompeo, nuk do ta njihni (FOTO)

Rekomandime

Ish-sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, po qëndron në vizitë në Shqipëri, tash si përfaqësues i kompanisë Overgas e cila të hënën firmosi marrëveshje me Albgas, në prani të kryeministrit Edi Rama.

Por kalimi i politikanit në biznes nuk është ndryshimi i vetëm te njeriu që dikur ishte edhe shef i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA.

- Advertisement -

Ai së fundi ka ndryshuar shumë edhe në pamje duke humbur peshë të madhe.

Bëhet fjalë për më shumë se 40 kilogramë që thotë se i largoi falë një praktike të ushtrimeve fizike të përditshme, por jo intensive si edhe kujdesit në ushqim.

- Advertisement -

Javë më parë, 58 vjeçari i tha gazetës The New York Post se prej 133 kilogramëve ka rënë në 92.

- Advertisement -

Disa njohës të dietologjisë, e kanë vënë në dyshim rrëfimin duke vlerësuar se është i pamundur një ndryshim i këtillë vetëm me stërvitje fizike të përditshme, pa qenë ato disaorëshe dhe të shoqëruara me dietë shumë të rreptë në ushqim.

Por një ish-kolegi i Pompeos nga akademia elitare ushtarake “West Point”, kujton se ish-diplomati kishte dalë i sukseshëm atje pikërisht falë fokusimit të madh dhe këmbënguljes, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit