2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Borell: Kosova në linjë me BE’në rreth Rusisë edhe pse nuk ishte e obliguar

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell, ka folur sot rreth vendeve të Ballkanit Perëndimor që i kanë harmonizuar politikat e tyre me Bashkimin Europian rreth agresionit rus në Ukrainë duke i vënë sanksione Moskës.

Borell ka përmendur Serbinë e cila nuk e ka bërë këtë duke thënë se qëndrimi neutral nuk është opsion pasi me këtë nuk bëhet dallimi mes sulmuesit dhe të sulmuarit.

- Advertisement -

Borell si shembuj të mirë i ka përmendur disa vende të Ballkanit Perëndimor që i kanë vënë sanksione Rusisë përfshirë Kosovën, e cila sipas tij nuk ka qenë obliguar.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut plotësisht harmonizuan politikat e jashtme të tyre dhe të sigurisë dhe pikërisht për këtë ato mund t’i ekspozohen më shumë kërcënimeve ruse.

Por, qëndrimi me ne duke e mbrojtur ligjin ndërkombëtar ka një kosto.

- Advertisement -

Shqipëria dhe Mali i Zi po trajtohen si vende jo miqësore nga Rusia.

Edhe Bosnja e ka harmonizuar politikën.

- Advertisement -

Kështu ka bërë edhe Kosova edhe pse nuk ka qenë e detyruar sepse Kosova nuk është as e njohur nga disa shtete anëtare”, ka thënë spanjolli Borell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit