4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Shkoi Lumezi, s’erdhi Elezi”, reagon ish-kryeinspektori që u dënua bashkë me deputeten e VV’së

Rekomandime

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit është dënuar me 3 vjet burg dhe dy mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Pas shqiptimit të dënimit, ai ka reaguar në Facebook, duke shkruar: “Shkoj Lumezi serdhe Elezi?”.

Kështu, Thaqi i është referuar një premtimi elektoral të tani kryeministrit Albin Kurti, i cili në vitin 2019 paralajmëronte zëvendësimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi me prokurorin e larguar nga Kosova, Elez Blakaj, duke thënë “shkon Lumezi, vjen Elezi”, shkruan Express.

- Advertisement -

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren të martën, me po 3 vjet burgim dhe dy mijë euro gjobë është dënuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi.

Të akuzuarit tjerë në këtë rast: Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi janë liruar nga akuzat.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019 kishte ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Venezit, Egzonë Morina-Thaqit, Arian Tarakut dhe Isë Bislimajt, me akuzën e “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit