11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Trupat ruse i “rrëmbejnë”, rreth 1 mijë ushtarë ukrainas dorëzohen

Rekomandime

Në dy ditë, rreth 1 mijë ushtarë ukrainas ulën armët duke bërë që rezistenca e fundit në uzinën e çelikut në qytetin-port të bjerë.

“Në Mariupol, militantët e regjimentit nacionalist Azov dhe ushtarët ukrainas të bllokuar në impiantin Azovstal kanë vazhduar të dorëzohen.

- Advertisement -

Gjatë ditës së fundit, 694 militantë u dorëzuan, përfshirë 29 të plagosur.

Një total prej 959 militantësh janë dorëzuar që prej 16 majit, përfshirë 80 të plagosur, ku 51 prej tyre janë dërguar për trajtim dhe asistencë mjekësore në spitalin Novoazovsk në Republikën Popullore të Donjeckut”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Të gjithë ata që po lënë punishten e çelikut po dërgohen në territore të kontrolluara nga forcat ruse. Qeveria e Kievit nuk ka dhënë përditësime lidhur me numrin e luftëtarëve të mbetur në Azovstal.

- Advertisement -

Ndërsa liderët separatistë në lindje të Ukrainës njoftuan se do të jetë një gjykatë që do të vendosë për fatin e ushtarëve të dorëzuar në metalurgjikun Azovstal.

Denis Pushilin, udhëheqësi Donjeckut, tha se çdo ukrainas që zbulohet të jetë “kriminel lufte neonazist” duhet të përballet me një gjykatë ndërkombëtare.

- Advertisement -

Mediat ukrainase raportojnë se ai ka propozuar shkatërrimin e plotë të uzinës Azovstal, teksa ka sinjalizuar se aty gjenden akoma komandantët e lartë të batalionit Azov që nuk janë dorëzuar.

Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit amerikan, Johns Kirby, vlerësoi ushtarët ukrainas që rezistuan për muaj në uzinën e çelikut duke i konsideruar ata heronj.

Në ditën e 84 të luftës, autoritetet ukrainase njoftuan se ushtria ka vrarë 28 mijë trupa ruse, ka shkatërruar 1200 tanke, 3 mijë autoblinda, 202 avionë dhe mbi 400 dronë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit