1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Uria në botë: Rusia thotë se i hap portet nëse iu largohen sanksionet

Rekomandime

Siç u raportua më herët, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga Rusia hapjen e porteve të saj pasi që uria në shkallë botërore arriti në “pikën më të lartë”, shkruan Sky News.

David Beasley, shefi i Programit Botëror për Ushqim të OKB-së, tha: “Unë i bëj thirrje presidentit Putin, që nëse ke fare pak zemër, të hapësh këto porte… kështu që ne mund t’i ushqejmë të varfërit, siç kemi bërë në të kaluarën, kur kombet në këtë dhomë janë ngritur në këmbë së bashku”.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Rusia ka thënë se në mënyrë që ajo të hapë qasjen e saj për portet ukrainase, duhet të largohen sanksionet, ka raportuar Interfax.

Ukraina, një nga prodhueset më të mëdha të grurit në botë, është mësuar t’i eksportojë mallërat e saj nëpërmjet porteve detare.

Megjithatë, qysh kur Rusia i dërgoi trupat e saj atje, Ukraina është detyruar të eksportojë nga treni ose nëpërmjet porteve të saj të vogla në lumin Danub.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit