2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ambasadori amerikan: E dimë ku është kufiri, SHBA e përkushtuar për integritetin territorial të Kosovës

Rekomandime

Ambasadori amerikan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet e njëjta.

Hovenier deklaroi se në takimet që ka pasur me udhëheqësit e serbëve të Kosovës, ua ka bërë me dije se qëndrimi i Amerikës është po ai që ishte ndërmarrë në vitin 2008.

- Advertisement -

“Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik dhe SHBA është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.”, theksoi ambasadori.

Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e Amerikës se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke.

Ambasadori Hovenier deklaroi se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe do të punojë me partnerët e tij për ta përmirësuar atë.

- Advertisement -

Edhe pse thotë se gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandatit aktual të kryeministrit të Kosovës si dhe presidentit të Serbisë.

“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative dhe me një urgjencë të caktuar për ta arritur këtë”, tha ambasadori amerikan.

- Advertisement -

Ndryshe ambasadori amerikan ka vizituar dje për herë të parë që nga marrja e mandatit Mitrovicën. Me këtë rast ai ka takuar edhe disa qytetarë, e përfaqësues të institucioneve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit