-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kush janë dy këshilltarët e huaj që po e shoqërojnë Kurtin në Amerikë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka postuar një foto ku shihet së bashku me personat që po e shoqërojnë gjatë takimeve në SHBA.

Në foto shihen edhe dy këshilltarët e tij të huaj, Tienmu Ma dhe Arun Chaudhary.

- Advertisement -

Por kush janë dy këshilltarët e kryeministrit?

Emri i Tienmu Ma është i përmendur edhe më parë, rrjedhimisht nuk është i ri për publikun. Madje në prillin e vitit të kaluar, Ma ia kishte “zënë” rrugën edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit refuzonte të dëshmonte para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë gylenistëve , shtetas turq. Arsyeja ishte pikërisht Tienmu Ma. Sipas Thaçit, Komisioni Parlamentar kishte bërë shkelje ligjore në momentin që kishte emëruar Tienmu Ma për të hartuar raportin për gylenistët.

- Advertisement -

Kjo sepse sipas tij, Ma ishte i afërt me Sami Kuteshin, pjesë e komisionit dhe përbënte konflikt interesi. Thaçi nuk raportoi kurrë më para këtij komisioni për shkak të Tien Mu Ma.

- Advertisement -

Tien Mu Ma gjithashtu ishte këshilltar ligjor në institucionin e Avokatit të Popullit, udhëheqës i të cilit kishte qenë vet Kurteshi.

Ma ishte gjithashtu edhe këshilltar i kryeministrit Kurti gjatë kohës sa ky i fundit ishte kryeministër vendi.

Ndërkohë Arun Chaudhary ka qenë më herët edhe ish-këshilltar i Barack Obamës.

Ai kishte ndihmuar në fushatën zgjedhore të Obamës dhe të Kurtit, por edhe të ish-kandidatit për president të SHBA-së, Bernie Sanders.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit