11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ministri serb shkon në Torino, lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka takuar sot në Torino të Italisë, ministren e Jashtme të Islandës, Thordis Kolburn, të cilës thotë se ia ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ministri Selakoviq pati një takim me ministren e jashtme të Islandës. Ai e informoi kolegen për pozicionin e Serbisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

- Advertisement -

Sot në Torino të Italisë mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Gjatë gjithë këtyre ditëve ka pasur kërkesa që në rend dite të këtij takimi të përfshihet edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim, megjithatë s’ka pasur sinjale se diçka e tillë do të ndodh. Ndërkohë pritet të shihet se si do të ecë takimi sot në Torino dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit