2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A ka vdekur Nazim Bllaca, ashtu siç deklaron avokati i Kadri Veselit?

Rekomandime

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, ka deklaruar se Nazim Bllaca ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson, duke dhënë kështu një lajm, për të cilin nuk është ditur asgjë në Kosovë.

- Advertisement -

Emri i Nazim Bllacës u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi ai deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Pas kësaj deklarate, që bëri zhurmë fort të madhe, ai u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it.

Në këtë cilësi, Nazim Bllaca u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

- Advertisement -

Klankosova.tv ka kontaktuar me ish-avokatin e Nazim Bllacës, Osman Havolli, i cili ka deklaruar se nuk ka njohuri nëse Nazim Bllaca ka vdekur ose jo, duke shtuar se familjarët e këtij të fundit nuk ndodhen në Kosovë dhe verifikimi i këtij informacioni që sot e dha Ben Emmerson është i vështirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit