Paralelisht transportit publik vazhdon të operojë edhe transporti ilegal në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Bile tash me rritjen e çmimit të derivateve, disa taksi ilegalë kanë rritur edhe çmimet e “biletave”.
Nga 70 cent, këta operues e kanë rritur çmimin e transportit në 1 euro. Këtë rritje, ata e kanë arsyetuar me rritjen e madhe të çmimit të derivateve në javën e fundit në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme, çmimi i naftës ka arritur në 1.87 centë kur benzina po shitet me 1.89 centë.
Qeveria pritet ta bëjë së shpejti një ndërhyrje me anë të një vendimi.
Sipas vendimit që pritet të merret nga qeveria, 2 deri në 3 centë do të përcaktohet fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë për shitësit me pakicë.
Vendimi parashihet të jetë për një periudhë 90-ditore dhe më këtë vendim është propozuar që çmimi i naftës të zbritet 10 deri 12 centë.