2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Raportet e akullta Osmani-Rama, njeriu kryesor i Ali Ahmetit del me qëndrim

Rekomandime

Në Greqi, në samitin e liderëve të rajonit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), u panë edhe një herë raportet e ftohta në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

- Advertisement -

Përçarjet mes Osmanit dhe Ramës, nisin qysh nga koha e idesë së korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, me Ramën që raportohej se ishte pro dhe Osmanin kundër.

Ndërkohë, po Osmani nuk përkrah përfshirjen e Kosovës në nismën “Ballkani i Hapur”, ku bën pjesë Shqipëria.

Në këtë situatë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi në të cilën kryeministri Rama dhe kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, shihen shumë të afërt.

- Advertisement -

“Respekt”, shkruan ai.

- Advertisement -

Një ditë më parë, po në Facebook, për takimin në Greqi njoftuan edhe Rama e Osmani, por nuk u pa afërsi në mes tyre, në asnjë nga fotografitë e publikuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit