Të shtunën, në Klinikën Intensive të Qendrës KIinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën një 45-vjeçar nga KIina. Për vdekjen e tij tashmë kanë nisur hetimet nga Policia, pas akuzave të gruas së të ndjerit në drejtim të Emergjencës në Klinë.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së thonë se burri që vdiq u transferua aty para katër ditësh për trajtim mjekësor, pas lëndimeve që kishte pësuar. Por para se te dërgohej në këtë qendër, ai u trajtua në Spitalin Rajonal të Pejës, ku u dërgua me autoambulancë nga Klina.
Gjatë periudhës se transportimit, gruaja e viktimës e ka akuzuar ekipin mjekësor se nuk ia dhanë trajtimin mjekësor me kohë. Reanimimi i vonshëm, sipas saj, bëri që burri i saj të mos u bëjë ballë plagëve dhe të vdes në QKUK.
Pas marrjes së Iajmit nga KIinika Intensive, gruaja e 45-vjeçarit ka dhënë këto deklarata në PoIici, çka bëri që Prokurori i Shtetit të iniciojë rast dhe të nisin hetimet për vdekjen e tij.