0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria gati ta nënshkruajë marrëveshjen e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me Serbinë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se Kosova është shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Serbinë, për përmbajtjen e së cilës kishin negociuar dhe ishin dakorduar ish-kryeministrat Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se është çështje ditësh nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë për energji elektrike në veri të vendit, derisa bëri me dije se atje nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever-it.

- Advertisement -

Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit.

Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme”, shkroi ai në Facebook.

Bislimi tha se për çdo dakordim të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015, kohë kur në krye të shtetit ishin njëherë Hashim Thaçi, e më pas Isa Mustafa.

- Advertisement -

Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015.

Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs.

- Advertisement -

Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur”, ka shkruar zëvendëskryeministri.

Në korrik të vitit 2013, Kryeministria njoftonte se atëherë kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri me anëtarët tjerë të delegacionit kishte marrë pjesë në bisedimet për çështjen e energjisë në Bruksel dy ditë radhazi.

Pas dy ditësh diskutimesh intensive, njoftohej për “përparime shumë të rëndësishme që mund të çojnë drejt arritjes së marrëveshjes”.

Dy vjet më pas, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, përfshirë Asociacionin dhe atë për energjinë. Kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, thoshte se ato e “ruajnë sovranitetin”.

Me të ardhur për herë të parë në pushtet, Albin Kurti premtoi rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

“Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”, kishte thënë Kurti për “Ekonomia Online”, vetëm pak ditë pasi partia e tij fitoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2019.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka paralajmëruar se ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit